Ish kryeministri Sali Berisha i pyetur mbrëmjen e sotme çfarë mendimi ka për qëndrimet e Rudina Hajdarit, u shpreh se respekton zgjedhjen e saj, por tregoi edhe se çfarë i kishte thënë asaj personalisht.
“I kam thënë edhe asaj, je vajza e Azem Hajdarit. Nuk ka rëndësi çfarë qëndrimesh mban. Unë jam njeri që respektoj zgjedhjet. Ne jemi të gatshëm ti vemë shumë epitete por harrojmë që është thelbi i lirisë. Dhe në këtë kontekst “no comment”, – tha Berisha.