Demokrati Jamarbër Malltezi ka folur mbi situatën në Partinë Demokratike pas përplasjeve Basha-Berisha. Malltezi ka folur për dosjen ruse që i është përmendur Lulzim Bashës.
Ai deklaroi se nuk është e vërtetë që bëhet fjalë për para ruse, por për para që Basha i merrte biznesmenëve shqiptarë dhe nuk i deklaronte, por kërkoi ndihmën e një gruaje skoceze që kishte lidhje në Rusi për t’i depozituar te Nik Muzini.
“Lulzim Basha ka rënë peng siç e tha zonja Kokalari e Nik Muzin. Dosja e Nik Muzin është shumë e rëndë. Zoti Basha është peng sepse rrezikon burgun dhe në Amerikë dhe në Shqipëri. Para dy muajsh deklaroi se PD do hidhte në gjyq Evi Kokalarin, por pas 2 muajsh nuk ka padi. Nik Muzin qenka patate e nxehtë për Bashën. Pse mçifet pas PD ky njeri frikacak. Aty ëeshtë një gjë e rëndë. Nuk janë para ruse, por janë para të biznesmenëve shqiptarë të cilëve zoti Basha i ka marrë dhe nuk i ka depozituar në PD. Nuk kishte mundësinë të bënte kontratën e plotë me Nik Muzin. Ai ka gjetur një femër në Skoci që kishte lidhje me Rusinë, prandaj dyshonin. Por nuk janë para ruse”, theksoi Malltezi për Fax News.