Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, pas rreth 9 orësh negociata me Këshillin Politik, ku morën pjesë edhe ambasadori i BE-së dhe ai i Mbretërisë së Bashkuar, u shpreh për mediat se “është bërë progres” për konsensusin për Reformën Zgjedhore, por shtoi se çdo kërkesë që bie ndesh me rekomandimet e ODIHR-it, duhet të lëshohet nga palët.
Deputetja dhe bashkëkryetarja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari tha se prania e ambasadores amerikane, Yuri Kim ka qenë shumë pozitive duke sjellë edhe përparimin e dialogut.
“Mendoj që kur është Amerika, lëvizim. Kur mblidhemi vetë bëjmë deklarata politike. Kurse kur është Amerika aty nuk i toleron njeri këto gjëra”, tha ajo për Opinion.