Trupi Koordinues Kombëtar për Sëmundjet Infektive (NCD) i Malit të Zi mori vendimin, të cilin e cilësuan si “strategjik për hapjen e mëtejshme të vendit, në përputhje me ruajtjen e politikës të nivelit më të lartë të mbrojtjes së qytetarëve, të të huajve që jetojnë në vend dhe turistëve”.
Veç kësaj, vendimi thuhet se ka të bëjë edhe me krijimin e parakushteve për normalizimin e ekonomisë së prekur nga pandemia e koronavirusit.
Me propozimin e Institutit të Shëndetit Publik, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Malit të Zi, u miratuan një sërë kriteresh për të rritur disponueshmërinë e Malit të Zi, për të hapur kufijtë dhe për të bërë të mundur trafikun ndërkombëtar pa pengesa me masa për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.
Në përputhje me parimet e miratuara, bëhet e ditur se u formuan tri lista të vendeve në varësi të numrit të rasteve aktive dhe të reja të infeksionit të koronavirusit, trendit të numrit të personave të infektuar dhe reagimit të përgjithshëm të një vendi ndaj një pandemie, shkruan ‘Telegrafi’.
Kështu që, siç bëhet e ditur në vendim, ndër vendet, banorët e të cilëve mund të hyjnë në Mal të Zi pa kufizime janë edhe: Australia, Austria, Bullgaria, Republika Çeke, Danimarka, Finlanda, Greqia, Holanda, Kroacia, Indonezia, Irlanda, Islanda, Timori Lindor, Xhamajka, Japonia, Jordania, Koreja e Jugut, Sudani i Jugut, Kamboxhia, Kameruni, Kina, Qipro, Kuba, Laosi, Letonia, Libani, Libia, Lituania, Luksemburgu, Madagaskari, Hungaria, Malta, Malajzia, Mali, Maroku, Meksika, Gjermania, Norvegjia, Zelanda e Re, Bregu i Fildishtë, Palestina, Papua Guinea e Re, Paraguai, Sllovakia, Ruanda, Senegali, Sllovenia, Somalia, Shri Lanka, Sudani, Zvicra, Taxhikistan, Tajlanda, Togo, Trinidad dhe Tobago, Tunizia, Uganda, Uruguai, Uzbekistani, Venezuela, Vietnami, Zambia dhe Zimbabve.
Vendet, banorët e të cilëve mund të hyjnë në Mal të Zi me një rezultat negativ të testit në laboratorët e akredituar SARS-CoV-2, jo më shumë se 48 orë të vjetër janë: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Turqia, Izraeli, Polonia, Rumania, Italia dhe Ukraina.