Boksieri shqiptar, Florian Marku ka triumfuar ndaj kundërshtarit të tij ukrainas, Maxim Prodan, në meçin që u zhvillua për plot 10 raunde.
Pasi asnjëri nga boksierët nuk u dorëzua deri në fund, vendimi u morët nga gjyqtarët, që i dhanë fitoren boksierit tonë, Florian Marku, me vendim të ndarë.
Njëri nga gjyqtarët e vlerësoi Prodanin si më të mirë me rezultat 99-91, ndërsa dy tjerët ishin pro Markut me 97-93 dhe 96-94.
Ky ishte meçi i 10 në karrierë për Markun, ku edhe u shpall kampion në IBF.
“Me vetëm 10 meçe e arrita atë që s’e ka bërë askush. Jam i ri dhe të gjithë më kanë nënvlerësuar”, ishin fjalët e Markut pasi u bë kampion.
“Mbreti shqiptar”, me të vërtet ka pasur mbështetjen e shqiptarëve nga fillimi i karrierës, ku në 10 ndeshje, ka marr 9 fitore dhe 1 barazim.
Karriera e Markut është përpara, pasi ai është i ri, vetëm 28 vjeçar.
Video:
The Albanian King 🇦🇱 pic.twitter.com/zXuJjR0jH0
— DAZN Boxing (@DAZNBoxing) September 25, 2021