Vjosa Osmani, një ndër figurat qëndrore të LDK-së, u rebelua ndaj partisë së saj dhe nuk e pranon qeverinë e re të kolegut Hoti.
Pasi bojkotoi drejtimin e seancës kur do votohej qeveria e re, pra si drejtuese Kuvendi, Osmani se ajo nuk përfaqëson vullnetin e zgjedhësve.
“Në radhë të parë një Qeveri e cila në tërësi varet nga Lisa Serbe – Beogradi dhe të cilës votën e 61-të ia siguroi Thaçi në kundërshtim me rolin e tij kushtetues, asnjëherë nuk mund të jetë përfaqësuese e vullnetit qytetar”, tha Osmani.
Duke qëndruar te Thaçi, njeriun që ajo s’e honeps politikisht, Osmani tha se “familja ime politike asnjëherë nuk ka qenë Hashim Thaçi – unë këtë ngatërrim nuk e kam bërë asnjëherë, familja ime janë qytetarët e Kosovës”.
Kujtojmë se Vjosa Osmani ishte e nominuar si kandidate për kryeministre nga LDK në zgjedhjet e 6 tetorit dhe nuk e pranoi rrëzimin e qeverisë “Kurti”, duke mos mbështetur njëherësh qeverinë e re “Hoti”, udhëhequr me tjetër koalicion nga LDK-ja, partia e saj.