Rama nxehet kur Lapaj i publikon premtimin e 8 viteve më parë. Debati:: ‘Ramë, Ramë, mos harro që the se do jesh i qetë’

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar tek ‘Zonë e Lirë’. I pranishëm në panel ka qenë edhe aktivisti Adriatik Lapaj. Mes tyre është zhvilluar një debat teksa ky i fundit i nxori një video të 8 viteve më parë, kur vetë socialisti thoshte se do të hiqte TVSH-në për ushqimet.

Rama pranoi që ky premtim nuk mund të mbahet, pasi sipas tij ekonomia ka nevojë që të përtërihet, dhe për këtë duhet të gjenerojë para. Situata u nxeh paksa teksa Lapaj i kujtoi Ramës një thënie të Çurçillit, për politikanët dhe gënjeshtrat.

“Ne do ti bëjmë zero taksat e ushqimeve për popullin”, thoshte Rama 8 vite më parë, në audion e nxjerrë në studio nga Lapaj.

Debati i plotë:

Rama: Meqë vure atë audione para 8 viteve kur ne ishim akoma në opozitë, ndërkohë që ka eksperiencë dhe prova. Ne jemi vendi që kemi më shumë prdukte të përjashtuara nga TVSH, ka shumë përjashtime nga TVSH-ja në Shqipëri

Lapaj: Buka që është kryesorja nuk është

Rama: Një minutë mor një minutë, se ka arsye. Qëllimi ynë kryesor është që të mos mbesim në rishpërndarjen e të ardhurave që mbetet po ajo dhe nuk rritemi dot, por të rrisim produktivitetin. Po nuk e bëmë këtë ne nuk mund të ecim përpara, dhe riqarkullojmë paranë në një qarkull vicioz. Çurçili thotë që mendim nuk ndryshojnë vetëm budallenjtë

Lapaj: Çurçilli thotë dhe një gjë tjetër, që nuk kam parë asnjë politikan që të konsumojë gënjeshtra dhe të bëhet me dhimbje stomaku

Rama: Një sekondë, një sekondë, kur të dilni atje poshtë citojeni si të doni, me mua je këtu përballë

Çani: Ramë, Ramë, mos harro që ke vendosur që të jesh i qetë

Rama: Kur të dilni atje shani si të doni, kurse këtu mua në sy gënjeshtar nuk më quan dot. Unë nuk jam politikan

Lapaj: Unë kam qenë 7 vjeç kur ke qenë ti kryeministër, ti je në moshën e babait tim, dhe ata që janë në moshën e babait tim i dua shumë

Rama: Unë kam respekt për ty, por kur hyre këtu mu kujtove që angazhohesh me çështjet e turizmit, për nxjerrjen e gomave nga deti

Çani: E sheh që nuk je më i qetë, të ka hipur pak damari

Rama: E kam problem këtë historinë, politikanët, politikanët.