Duke nisur nga sot zgjatet afati i vizës me 10 vjet për shqiptarët të cilët duan të ikin në SHBA për turizëm dhe biznes. Për këtë lajm ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Ai bën me dije se aplikantja e parë mori sot vizën e parë amerikane me vlefshmëri 10 vjet.
“Lajm i bukur në 100-vjetorin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë Rritet me 10 vjet e vlefshmëria e vizës amerikane të qytetarëve shqiptarë, si shprehje kuptimplotë e rritjes së shumëfishtë të bashkëpunimit pas firmosjes së Deklaratës së Partneritetit Strategjik gjatë mandatit tonë të parë qeverisës, si edhe rritjes së vazhdueshme të besimit e respektit ndërkombëtar tek Shqipëria, falë reformave shtetndërtuese e rezultateve domethënëse në një rrugë ndryshimi që vazhdon. ***Aplikantja e parë që mori sot vizën e parë amerikane me vlefshmëri 10 vjet”, shkruan Rama.