Kryeministri, Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Konferencën Vjetore të Sigurisë, në cilësinë e kryesuesit të OSBE .Kreu i qeverisw shqiptare iu bëri thirrje gjithë palëve që të bëjnë një armëpushim global teksa siguroi se OSBE do të punojë për të zgjidhur konfliktet. Ai shtoi se duhet dhe një vëmendje e shtuar tek terrorizmi pasi prej 2016 nuk ka më një angazhim nga OSBE edhe pse kërcënimi nuk është zbehur.
”Po ju bëj jehonë urgjente për një armëpushim global. Koha për të lënë mënjanë armiqësitë, na duhet solidaritet. Duhet të kujtojmë së pari e mbi të gjitha që jemi qënie njerëzore. Në shkurt shkova në Ukrainë dhe pashë punën që ka bërë OSBE në terren. Isha optimist. Kam vijuar që të jem optimist por jam i shqetësuar për përmirësimin. Duhet të shohim parimet e marrëveshjes së Minskut. Duhet të rigjallërojmë diskutimet në formatin e grupit të kontaktit.
Duhet të ngrihen mbi praktikat e palëve të kontaktit. Iu bëj thirrje palëve të marrin përgjegjësitë. Duhet të arrijmë në koëh angazhimet. Armëpushim i plotë dhe gjithpërfshirës. Duhet t’i japim fund viktimave dhe t’i japim drejtim për një zgjidhje të qëndrueshme. Misionit duhet t’i lejohet të bëjë punën e vetë. Unë sinqerisht shpresoj të shoh muajt e ardhshëm në Ukrainë. Të gjithë të përfshirët ta bëjnë të mundur këtë. Ky nuk është i vetmi konflikt në rajonin tonë. Bashkëkryesuesit e grupit të marrëveshjes së Minskut vijojnë punën e misionit. OSBE mbështet edhe diskutimet ndërkombëtare të Gjenevës për të ulur shkallët e tensionit dhe për të zgjidhur konfliktet. Nuk duhet të humbasim nga sytë humbjet njerëzore dhe viktimat.
OSBE do të vijojë për të zgjidhur konfliktet. OSBE në fakt ka që në 2016 që nuk ka ndërmarrë një angazhim të ri kundër terrorizmit. Kërcënimi nuk është zbehur. Është koha për të ecur përpara.”– tha Rama.