Në cilësinë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur fjalën e parë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
“Kosova? Kjo Asamble e madhe nuk është dhe nuk do të jetë e plotë pa një prej shteteve të rajonit tonë, Kosovën. Më keni dëgjuar më shume se 1 herë të bëj thirrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Nuk është fiksim, dhe as diçka thjesht sa për ta thënë. Është një ftesë për të njohur realitetin e reja në zemër të Europës, ku një shtet i ri lindi me ndihëmn e bashkësisë ndërkombëtare. Kjo punë duhet të përfundojë dhe dua ta përsëris, pasi realiteti na ka treguar neve, kosovarëve, serbëve e kujtdo, se një Kosovë e pavarur dhe sovrane është një relaitet që vazhdon prej 13 vitesh dhe ka kontribuar të shkëputemi nga e shkuara. Shqipëria mbështet si alternativë të vetme dialogun që do të sjellë njohjen e ndërsjelltë. E them miqësisht por me bindje: vetëm maturia, kurajo dhe vizioni do ta lejojë Serbinë të heqë barrën e së shkuarës”, tha Rama.
Rama u shpreh se “Shqipëria moderne” përfaqëson folerancën fetare, nxitjen e paqes, respektimin e të drejtave të njeriut dhe rritjen e pjesëmarrësve të grave në vendimmarrje. Gjithashtu Rama falenderoi të gjitha vendet që e kanë ndihmuar Shqipërinë në përballimin e pandemisë.
“Zoti president i Asamblesë së Përgjithshme është një nder i vecantë të mbaj këtë fjalë si një përfaqësues e një vendi që për herë të parë në historinë e vet i bashkohet Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për periudhën 2022-2023. Rëndësia e këtij evenimenti është shumë e madhe për një shtet si Shqipëria që jo shumë kohë më parë konsiderohet si një ndër vendet më të izoluar dhe më të shtypur në botë. Kishim përgjegjësi të madhe që morëm përsipër këtë rol është shumë e madhe sa nuk shprehet me fjalë. Doja të falaenderoja anëtarët e OKB për mbështetje dhe besimin e jashtëzakonshme.
Ne kemi përjetuar drejtpërdrejt kufijtë e izolimit. Një angazhim konkret për të luftuar terrorizmin ndërkombëtar dhe ekstremizmit. Shqipëria është një vend që karakterizohet nga respekti, toleranca fetare dhe vlerësimi për kontributin që sjell cdo kulturë. Shqipëria moderne përfaqëson nxitjen e paqes dhe sigurisë, zgjidhjen dhe ndërmjetësimin e konflikteve, rritjen e pjesëmarrjen e grave dhe të rinjve në vendimarrje.
Covid ka shkaktuar dhimbje të tmerrshme kudo, si cdo vend tjetër në botë kemi përjetuar shumë dhimbje nga pandemia. Një nga mësimet e mëdha nga kjo tragjedi, asnjë vend nuk do të përballet i vetëm. I detyrohem falenderim republikës së Turqisë që na dha dozat për të nisur vaksinimin. Po ashtu edhe Italisë, Greqisë, Letonisë, e të gjithë atyre që janë ofruar të na ndihmojnë. Pabarazia në qasjen për vaksina ka nxjerrë edhe njëherë e më shumë në pah përplasjen. Duhet të qëndrojmë së bashku për të rezistuar ndaj nacializmave. Eksperienca e gjatë e OKB na ka mësuar se eksperienca kërkon bashkëpunimin e të gjithëve“, u shpreh Rama.