Situata e fundit e krijuar në Maqedoni pas dënimit me burg të përjetshëm të gjashtë shqiptarëve për rastin “Monstra”, ku pati protesta të shumta të organizuara në shumë qytete brenda dhe jashtë Maqedonisë, ka bërë bashkë në njëfarë forme të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë.
Këtë e vërteton më së miri fakti që në rrjetet sociale vazhdimisht postohen fotografi e video të shqiptarëve duke protestuar edhe nëpër qytete evropiane e më gjerë, raporton koha.net.
E fundit në këtë varg vjen nga shqiptarët në Angli. Një video e postuar në Youtube paraqet disa shqiptarë që ua kanë veshur flamurin kombëtar dy qenve të tyre. Ata në duar mbajnë një flamur maqedonas, të cilit i vërsulen qentë derisa e shqyejnë të tërin.
Për më shumë, shikojeni videon: