Aktorja e njohur Rudina Dembacaj është shumë e komentuar dhe ka një interes të lartë publik jeta e saj private por edhe ajo profesionale. Ka folur shumë dhe hapur për babanë e vajzës së saj, ish-bashkëshortin Aleks, që tashmë është kthyer edhe ai në personazh publik.
Por gjithashtu Rudina Dembacajt i është bërë publike edhe fejesa e saj me Eduart Grishajn, i cili tashmë pret nje fëmijë me moderatoren Arbana Osmani, por për këtë të fundit moderatorja ka zgjedhur të mos flas në publik.
E ftuar së fundmi në “Why Not”, Rudina u pyet nga rubrika “pyetje nga Instagrami”:
“Flet me Eduartin, të fejuarin e parë?”
Moderatorja nuk ka vonuar aspak për përgjigjjen ironizuese: “Kush është ky? Unë s’jam mirë memorien fare, mbaj mend vetëm numra”, është shprehur Rudina Dembacaj duke lënë të kuptohet se ndarja nga Eduarti nuk paska qenë shumë paqësore.