Një djalosh i guximshëm në Ferizaj ka ndërmarrë një hap që nuk kishte ndodhur më parë në qytet.
Ai i propozoi të dashurës së tij në mënyrë publike në mes të sheshit “Adem Jashari”.
Ajo është e para vajzë në qytet që propozohet publikisht, transmeton FerizajPress.
Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që ka patur shumë njerëz në shesh, pasi ka qenë momenti kur luhej Kampionati Botëror dhe një turmë personash ishte grumbulluar për të parë ndeshje në sheshin qendror.