Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tregoi një histori ndryshe gjatë prezantimit të projektit të gjimnazit “Sami Frashëri”. Ai tha se kur ishte në çerdhe, teksa sanitarja pastronte fotografinë e Enver Hoxhës, korniza i ra në fytyrë, duke u mbuluar nga gjaku.
“Kam një emocion sot. Kam shkruar te çerdhja ime dhe nëse shikoni këtë vijnë në hundën time është se kam pasur aksidentin tim të parë në çerdhe. Sanitarja fshinte ato fotot e Enverit teksa ne flinim. I bie kjo korniza në fytyrën time dhe unë u mbulova me gjak.
Prindërit e mi menduan se unë kaq e pata. Mua ma kanë kujtuar këtë që në kohët e parë. Ndërsa kur vdiq Enver Hoxha, isha në kopsht. Atëherë u shpall gjendja e jashtëzakonshme dhe unë kam qëndruar për tre ditë me edukatoren”, tregoi kryebashkiaku Veliaj.