Presidenti Ilir Meta nuk iu ndahet kërcënimeve, del me mesazhin e koduar (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta teksa ka kujtuar sot Ditën Botërore të Poezisë me vargjet e Fan Nolit, ka dhënë një mesazh të koduar.

Përmes një video-mesazhi në “Facebook”, Meta thekson se vrulli shpërthyes i vargjeve të Nolit gjëmon me një forcë të jashtëzakonshme sa herë tirania, dhuna, shtypja, zullmet, padrejtësitë dhe aktet antikombëtare bëhen të padurueshme dhe revoltuese për mbarë popullin.

Mesazhi i Metës:

“Anës lumenjve”, një nga krijimet më të arrira të Fan Nolit, është padyshim një nga poezitë më popullore dhe më të dashura për çdo shqiptar të ndershëm e patriot të çdo epoke.

Vrulli shpërthyes i vargjeve të saj gjëmon me një forcë të jashtëzakonshme sa herë tirania, dhuna, shtypja, zullmet, padrejtësitë dhe aktet antikombëtare bëhen të padurueshme dhe revoltuese për mbarë popullin, “që nga Shkodra e gjer në Vlorë”.

Me rastin e Ditës Botërore të Poezisë, risjell sot disa nga vargjet e kësaj poezie, të interpretuara mjeshtërisht nga artisti ynë i madh Timo Flloko.” shkruan Meta.

Video: