Presidenti i grupit parlamentar, URA dhe bartësi i listës “E bardha në të zezë” në zgjedhjet parlamentare, Dritan Abazoviq, tha se nuk ka asnjë diskutim në lidhje me sektorin e sigurisë dhe kjo përfshin edhe Ministrinë e Brendshme.
Ai këmbënguli që sektori i sigurisë tu përket atyre në shpërndarjen e portofoleve në pushtet, transmeton Telegrafi.
Zdravko Krivokapiq, mandatari për të krijuar qeverinë e re të Malit të Zi, grupit parlamentar URA i ofroi pozicionin e nënkryeministrit për luftën kundër korrupsionit dhe koordinimin e sektorit të sigurisë, Ministrinë e Mbrojtjes, Bujqësisë si dhe të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave.
Koncept ekspertske Vlade je najbolje rješenje i ostajemo u potpunosti privrženi toj ideji.
Oko sektora bezbjednosti nema diskusije, a to podrazumijeva i MUP. Držimo se dogovora i poštovanja principa.
Nećemo dozvoliti bilo kakvo kockanje sa nacionalnim interesima Crne Gore.
— Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) October 28, 2020
“Koncepti i një qeverie eksperte është zgjidhja më e mirë dhe ne mbetemi plotësisht të përkushtuar ndaj asaj ideje. Nuk ka asnjë diskutim në lidhje me sektorin e sigurisë dhe kjo përfshin edhe Ministrinë e Brendshme. Ne u përmbahemi marrëveshjeve dhe respektimit të parimeve. Ne nuk do të lejojmë asnjë lojë me baste për interesat kombëtare të Malit të Zi”, shkroi në llogarinë personale në Twitter, Abazoviq.
Mbrëmë, mandatari i ofroi Koalicionit për të Ardhmen nëntë ministri dhe një pozicion të nënkryeministrit si dhe Ministrinë e Brendshme, Ekonomisë, Planifikimi Hapësinor, Trafikut, Arsimi, Shëndetësia, Shkenca, Sporti dhe Administrata Publike.
Ndryshe, Abazoviq një muaj më parë deklaroi se koalicioni nuk ka kërkesa të veçanta, por se pret që “njerëz jo seriozë” të mos jenë në sektorët që lidhen me sigurinë kombëtare.