“The Sun” shkruan se stuhia më e keqe në 13 vitet e fundit pritet të godasë Britaninë e Madhe për 3 javë, deri në fund të muajit tetor.
Një pjesë të Uellsit dhe Skocisë, por edhe bregdeti jugor do të mbulohen nga dëbora. Meteorologu i BBC -së John Hammond tha se vjeshtës sonë jashtëzakonisht të ngrohtë do t’i vijë një fund i ftohtë së shpejti.
“Këto erëra në lartësi të mëdha normalisht intensifikohen ndërsa shkojmë drejt dimrit. Episodet e ndryshimeve klimatike mund të bëjnë që vorbulla polare të kthehet në të kundërt, gjë që mund të ketë ndikime dramatike në motin e dimrit”- tha ai.
Gjatë fundjavës, Met Office paralajmëroi se pjesët më të larta të Mbretërisë së Bashkuar ka të ngjarë të kenë reshje dëbore deri në fund të këtij muaji.
Parashikuesit thanë se një “periudhë më e ftohtë” po fillon së shpejti, me borë që ka të ngjarë të mbulojë malet skoceze dhe zonat më të larta në Angli dhe Uells.