Gjithçka apo asgjë është shantazhi që Uashingtoni parashikohet t’i bëjë Beogradit sapo që Biden të marr postin në Shtëpinë e Bardhë. Nga Serbia do të kërkohet të njihet Kosova dhe të hiqet dorë nga Srpska, si shpërblim do të marr ndihmë ekonomike edhe rrugë të përshpejtuar për BE, këtë iu ka transmetuar ministri i jashtëm rus Lavrov, thonë analistët, shkruan “Pravda”.
Me amerikanët dhe qëndrimet e tyre do të pajtohen edhe vendet drejtuese të evropës perëndimore, pikërisht këtë iu ka transmetuar ministri Lavrov në vizitën që bëri në Beograd dhe ku takoi Vuçiqin, shkruan gazeta.
Pas takimit Vuçiq ka thënë se nga Lavrov ka marr informata me rëndësi, ndonëse nuk ka njoftuar detaje nga takimi i mbyllur që kishte, po sipas tij bëhet fjalë për informata lidhur me situatën gjeo-politike ndërkombëtare posaçërisht lidhur me Kosovën dhe statusin e Srpska.
“Këto informata do të na ndihmojmë që nga kënde të ndryshme në mënyrë objektive të shikojmë situatën në të cilën ndodhet vendi ynë”, tha Vuçiq.
Porosi të ashpra në adresë të perëndimit ka thënë edhe Lavrov, duke fajësuar BE për procesin e pasuksesshëm të bisedimeve.
“Rusia është e interesuar që BE si ndërmjetësues në dialog të arrij rezultate praktike, që ato të realizohen dhe të mundet sabotimi i Prishtinës në respektimin e marrëveshjeve përfshirë Asociacionin”, tha Lavrov.
Para largimit nga Beogradi ai iu dërgoi porosi perëndimorëve: “Kundërshtojmë të gjitha tendencat që dëshirojnë të rritet konfrontimi në regjionin më të rëndësishëm që ka pësuar mjaft gjatë historisë”.
Kreu i Qendrës për studime globale Dejan Miletiç ka thënë se në pah është përpjekja e forcave të vjetra amerikane që “në Ballkan të kryhet puna që kanë nisur në vitet 90-ta” dhe në këtë lojë të fëlliqur ka reaguar Lavrov gjatë takimit me Vuçiq.
“Në Kongres veç është mbajtur takimi i urrejtësve të serbëve, ku ishin unik në qëllimin për shantazhit me merre ose le, gjithçka ose asgjë dhe kërkesa themelore është njohja e pavarësisë së Kosovës. Këto kërkesa janë shprehur nga analistë që lobojnë për shqiptarët, qëllimi është të na vënë para aktit të kryer për të realizuar qëllimet e veta”, thotë ai.
Në dobi të kësaj shkojnë tekstet si ai DW që sulmonte Serbinë dhe Vuçiqin dhe përgatisin terrenin për goditje e fundit për Serbinë dhe Srpska.
Historiani Sasha Adamoviç thotë se hyrja e Biden në Shtëpinë e Bardhë do të ndryshoj shumë situatën dhe atë jo në mënyrë të mirë.
Në kthim është kthimi i politikës fantazmë të Albright apo Server, që dolën me propozimin për politikë kundër serbe për administratën e re. Krahas kërkesës për njohje të Kosovës, plani amerikan është goditja ndaj Srpskes dhe krijimi i BeH unitare” thotë ai.
Porosia e Lavrovit – Rusia respekton rezolutën 1244
“Prishtina po saboton bisedimet para së gjithave për shkak të mos formimit të asociacionit, qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar, ne jemi për kompromis. Rusia mbështet vetëm atë zgjidhje që iu përgjigjet serbëve, ndërsa politika e neutralitetit promovon stabilitet në Ballkan”, tha Lavrov.
Popoviç: Disa e duan Serbinë e dobtë
Në presionet e shtuara ndaj Vuçiq dhe Serbisë foli edhe ministri Popoviç, që sipas tij nga Beogradi presin që të ndryshoj politikën e pavarur edhe sovrane sepse disa vendeve iu pengon zhvillimi ekonomik dhe forcimi ushtarak i Serbisë dhe duan Serbinë e dobët.
“Serbia i vëren këto por ka politikën e vetë që nuk e ndryshon, sepse mbrojmë interesat tona, nuk do të jemi agresiv dhe duam qetë të bisedojmë.”
Les: Kërcënime të kapacitetit të kufizuar
Timoti Les nga Universiteti Kembrixhit konsideron se këto porosi nga ish-zyrtarët amerikan lidhur me politikën e ardhshme të ShBA-së ndaj Serbisë duhen kuptuar si kërcënim por ato janë të kapacitetit të kufizuar:
“Serbia nuk duhet të shqetësohet në ultimatume që do ta detyrojnë të njeh Kosovën për të ruajtur Sprsken”, mendon ai.
Në pyetjen nëse Srpska do të shfrytëzohet si shantazh për të zgjidhur çështjen e Kosovës, Les thotë se ShBA gjithmonë i ka ndarë këto dy çështje.
Ai konsideron se politika e Bajden do të jetë pashmangshëm kompromis mes asaj çka duan të bëjnë dhe asaj që mund të bëjnë.