Serbia ka një ‘plan djallëzor’ që në Kosovë të themelon ‘zajednicën’, e pas kësaj të shpallë ‘Republikën serbe’ brenda Republikës së Kosovës.
Kështu thotë kryetari i Partisë Republikane të Kosovës, Faton Kurti.
Ai në një prononcim thotë se, Serbia dhe presidenti i saj Aleksandër Vuçiq, duan boznjëzimin e Kosovës.
“Me vendosjen e reciprocitetit nga ana e qeverisë Kurti për targat e automjeteve nga Serbia sipas marrëveshjes të vitit 2016 Kosovë – Serbi – sipas Vuçiqit me këtë veprim qeveria e Kosovës e hapi “Kutinë e Pandorës””, shprehet Kurti.
Ai tutje thotë se, nga Kosova po kërkohet përmbushja e marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Tani Serbia dhe ndërkombëtarët po kërkojnë që edhe Kosova të përmbushë marrëveshjen për themelimin e “asociacionit të komunave me shumicë serbe” e nënshkruar në vitin 2015 në Bruksel nga qeveria Mustafa – Thaçi”, thekson ai.