Kryeministri Edi Rama ka prezantuar tre kandidatë emigrant shqiptarë për deputetë ditën e sotme, që do të jenë pjesë e skuadrës së PS-së në zgjedhjet e 25 prillit.
I pari është Lavdrim Krashi nga Dibra, i cili shkoi për studime në Londër dhe tashmë ka krijuar jetën e tij atje.
“Një emigrant nga Londra do jetë pjesë e skuadrës. Lavdrim Krashi prej Dibre, ikur prej shumë vitesh. Sot shërbëtor publik i qytetarëve të Londrës në bashkinë e Londrës, njëkohësisht një njeri i respektuar në komunitetin e shqiptarëve, me dibranët se janë njëherë dibranët pastaj vijnë tjetër”, tha Rama.
“Quhem Lavdrim Krashi, mbarova për inxhinier kimist në atë kohë në Dibër dhe fitova një bursë në Britani të Madhe, ëndrra ime ishte që të qëndroja 2 vite në Britani dhe të kthehesha, por viti ‘97 ishte arsyeja kryesore që unë qëndrova atje. Arsyeja që unë jam një shërbëtor publik në qendrën e strehimit, është e madhja Nënë Tereza. Jam një qytetar shqiptar që jetoj në Britani kam bashkëshorten dhe dy fëmijë 20 djali dhe 15 vajza. Ka mundësi që të angazhohem në vendin tim. E ardhmja e Shqipërisë është e ndritur, kanë ndodhur ndryshime shumë të mëdha, janë marramendëse, vij prej një rajoni e qarku që i ka pasur shumë më të pakta këto ndryshime. Kur shihet që pjesa më e madhe është e ndërtuar nuk ka kënaqësi më të madhe që Dibra do të jetë një rreth një zonë që shkohet në vetëm një orë apo 1 orë e gjysmë”, tha Krashi.
E dyta është Briseida Gjoza, që do kandidojë në Elbasan: “Unë jam Briseida Gjoza kam lindur në Elbasan , kam një motër 7 vite më të vogël për të cilën dëshiroj të jem një model. Shkollën fillore e bëra në Elbasan, gjimnazin në Tiranë, kam punuar për kompani të ndryshme internacionale, jam rikthyer në Shqipëri dhe kam dhënë kontributin tim në sektorin privat. Unë do të siguroj që të jap kontributin tim, mezi pres që të jap kontributin tim.”
“Unë jam Bora, në moshën 17- vjeçare vendosa t’i drejtohesha Anglisë, doja të shkoja në një universitet, Kembrich me një bursë të mirë vajta në London School of Economics, aplikova për një bursë dhe përsëri fitova. Në vitin 2013 isha në mes për të marrë një vendim të kthehesha në vendin tim apo të qëndroja atje. Arrita që të marr çdo mundësi dhe dije që Anglia kishte për mua. Në 2013 ju hapët një platformë që juve u bëtë thirrje të gjithë studentëve që kishin studiuar jashtë të ktheheshin në Shqipëri. Pas shumë vitesh punë arrita që të rekrutohem. Kam njohur gjithë bizneset nga afër si ato shqiptare dhe ato evropiane. Mendova se duhet të isha brenda dhe prandaj aplikova në Bankën Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim, ka qenë një luftë e vështirë dhe betejë e gjatë”, tha Bora.
Rama jep informacion se Bora është në skuadrën e Tiranës, ndërsa Briseida në skuadrën e Elbasanit.