Ju keni shpenzuar para për një biletë aeroplani apo për bagazh shtesë. Por, përveç gjërave me pagesë, përcjell Telegrafi, ka gjëra që ju mund t’i merrni edhe pa paguar asnjë cent – në shumicën e aeroplanëve.
Kujdestaria pa pagesë e fëmijëve
Edhe prindërit duhet të shkojnë ndonjëherë në objektet e tualetit. Nëse udhëtoni vetëm me një fëmijë, mos hezitoni të ndaloni kujdestarin ose stjuardesën dhe kërkoni nga ata që të kujdesen për fëmijët tuaj.
Filma, revista, lojëra
Për të bërë fluturimin tuaj sa më të shpejtë dhe interesant të jetë e mundur, linjat ajrore ofrojnë një përzgjedhje të gjerë të filmave dhe serive që mund t’i shihni në ekran në kokën e ulëses para jush.
Nëse nuk jeni një tifoz i një programi televiziv, ju mund të shijoni albume muzikore ose revista, ndërsa të rinjtë mund të kalojnë kohën duke u argëtuar me lojëra të ndryshme.
Peshqirë të lagur
Bakteret në aeroplan janë kudo, kështu që nuk është çudi që shumë veta të sëmuren pas arritjes së destinacionit të dëshiruar.
E për të parandaluar mundësinë e marrjes së sëmundjeve të pakëndshme, kërkoni nga stjuardesat një shami të lagur dhe fshij dorën me të. Shumica e linjave ajrore i kanë ato, kështu që ata do t’u japin atyre falas, sipas kërkesës.
Ndihma e parë
Ndihmën e parë mund ta merrni falas nga stafi në aeroplan. Disa kompani ajrore gjithashtu do t’ju ofrojnë një pilulë dhimbje koke.
Pako shtesë me kikirikë
Nëse stomaku juaj nuk “ndjehet rehat” pas pakos gratis të kikirikëve, pyesni stafin për përsëritje. Nëse ata kanë një suficit, ata me siguri do t’jua japin atë pa asnjë kosto shtesë.