Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi i përgjigjur shqetësimit të ngritur nga aktori i hollivudit, Leonardo Di Caprios për mbrojtjen e lumit Vjosa në Shqipëri.
“Vjosën unë vetë mbaj mend në komision kemi bërë shumë dëgjesa mes komuniteteve. janë ndërprerë dhëniet e lejeve të HEC. Por pjesa e Vjosës që kalon në ato peisazhe fantastike është marrë një vendim që nuk do të preket. Nuk është i vetmi, por edhe Di Caprio nëse nuk e ka mësuar duhet ta di tashmë që ai shqetësim i ambientalistëve për pjesën e Vjosës është ezauruar” -u shpreh Shalsi në news24.
Kujtojmë se pak ditë më parë, Leonardo Di Caprio publikoi në rrjetet sociale një foto të lumit Vjosa, ku ftonte të gjithë qytetarët të firmosnin peticionin për mbrojtjen e lumit, nga ndërhyrjen e qeverisë si dhe ndërtimin e hidrocentraleve.