Kryeministri Edi Rama i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Zgjedhje 2021’ u përplas disa herë me gazetaren Pranvera Borakaj.
Teksa gazetarja e pyet nëse ndihet i lodhur, Rama i tha se ajo duhej të përgatitej më mirë për intervistën. Gazetarja Borakaj është shprehur se ajo nuk bie në granckën e tij.
Pjesë nga biseda:
Pranvera Borakaj: Suksese në garë! Jeni lodhur?
Edi Rama: Të të them të drejtën, duhet të përgatitesh më mirë kur fton kryeministrin.
Pranvera Borakaj: Nëse të jam dukur unë e papërgatitur, nuk e di çfarë mund të mendosh në studio të tjera.
Edi Rama: Nejse, kjo që the është premisë që nuk do të përgatitesh më shumë.
Pranvera Borakaj: Unë përgatitem gjithmonë shumë, shpresoj që edhe ju të përgatiteni kaq shumë.
Edi Rama: Këshilla ime është përgatitu më shumë, dhe përfto më shumë nga partneri që ke në emision.
Pranvera Borakaj: E kuptoj lojën tuaj por nuk bie në këtë grackë, ashtu sikur nuk binit ju në grackën e Albin Kurtit.
Edi Rama: Kjo nuk është lojë, se nuk kam ardhur për të luajur.
Pranvera Borakaj: Se jam kurioze, në cilën pjesë më keni kapur pa përgatitur.
Edi Rama: Ishte shpjegimi i frymëmarrjes time kur mbaroi emisioni
Pranvera Borakaj: Në cilën pjesë t’u duka e papërgatitur?
Edi Rama: Është bisedë për kafene. Unë nuk shkoj se kam punë në fushatë.