Theophilos III, Patriarku Ortodoks grek i Jeruzalemit dhe kryetari i Këshillit të Kryetarëve të Kishave të Tokës së Shenjtë, dënoi sjelljen franceze ndaj ndjenjave islame, duke marrë në mbrojtje, në emër të lirisë së fjalës e mendimit, karikaturat e pretenduara Profetit Muhamed.
Ai tha në një deklaratë se po shikonte me shumë shqetësim gjendjen e polarizimit që kishte lindur nga kjo sjellje e Francë, në kye të së cilës qëndron vetë presidenti Macron.
Ai dënoi fyerjet e besimit islam me të njëjtën forcë “sikur fyerja të godiste ndonjë fe tjetër monoteiste”.
Theophilos III dënoi gjithashtu të gjitha aktet e dhunës drejtuar atyre me mendime të ndryshme ose besime fetare, duke kërkuar që dialogu i civilizuar të jetë metoda e vetme e ndërveprimit për të zvogëluar boshllëqet intelektuale dhe ideologjike midis feve dhe ideologjive të ndryshme.