Analisti Agron Gjekmarkaj ka komentuar shpalljen ‘non grata’ të Berishës. Gjekmarkaj thotë se ishte një aksident dhe nuk do dëshironte kurrë që Rama apo ndonjë përfaqësues i PS t’i ndodhte e njëjta gjë.
Pjese nga intervista ne ‘’Frontline’’ në News24:
PYETJA: Shpallja non grata e Berishës nga SHBA, kanë pasur zero komente prej kandidatëve, pse po ndiqet kjo strategji?
GJEKMARKAJ: Unë kam folur, jam deputet i zgjedhur i PD. Qasje personale, nuk ka vendim poltiik në PD për të mos folur për Berishën. Po të kishte nuk do flisja. Por unë do flas se jam person i lirë. Mendimin tim do e them për një ngjarje. E kam dhënë mendimin për vendimin për Berishën, e kam quajtur aksident. Të tjerët është çështje etike. E quaj një aksident në tërësi sepse kam respekt për Sali Berishën si qytetar, pedagog, njeri i angazhuar, për kontributin e tij 30 vite.
Është politikani më properëndimor që e ka afruar Shqipërinë nga Lindja në Perëndim. Jam në pritje të transparencës ng DASH. Do uroja të ishte një aksident dhe Berisha të çlirohej nga çdo akuzë.
PYETJA: A do ketë të tjerë personazhe të rëndësishëm politikë në listën e zezë të SHBA?
GJEKMARKAJ: Shiko, së pari nuk do doja asnjë shqiptar të shpallur non grata nga SHBA, as nga kundërshtarët politikë. S’është gjë e mirë për vendin. Berisha ka qenë Presdient, kryetar i PD. 8 vite pa pushtet dhe këtu është paradoksi, pra pse, çfarë ka ndodhur. Nuk do doja të shpallej Rama e asnjë tjetër nga PS. Shpresoj të kemi transparencë të plotë. Të kuptojmë pse është marrë ky vendim.