Pas përdorimit të figurës së Robert Ndrenikës, Edi Rama ka publikuar spotin e radhës me një tjetër aktore. Këtë radhë ka qenë Tinka Kurti, e cila i bën thirrje shqiptarëve të votojnë Edi Ramën, pasi vetëm ai nuk ndalet kurrë. Sipas Tinka Kurtit, Shqipërisë i duhet Edi Rama për çdo rast fatkeqësie që mund t’i ndodhë.
Nuk është hera e parë që Rama përdor figura të njohura për fushatë, kryesisht të moshave të vjetra, të cilëve, u jep edhe radhën të parëve në vaksinim. Rama e di që nuk mund të kërkojë votat e shqiptarëve me punët që ka bërë apo me kabinetin e tij qeveritar, prandaj zgjedh personazhe që janë më të pëlqyer nga qytetarët.