Dialogu Kosovë – Serbi rinisi sot në Bruksel në një takim “jo të lehtë” siç u shprehën liderët e dy vendeve më pas.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç folën sot për çështjen e personave të pagjetur dhe të zhvendosur si dhe zhvillimin ekonomik. Takimi u zhvillua në selinë e Bashkimit Evropian me ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe përfaqësuesit të posaçëm të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.
Zyra e shtypit të Bashkimit Europian publikoi edhe momentet e para të takimit të Vuçiç me Hotin. Pasi takohen me bërryl sipas protokollit të Covid-19, por pa mbajtur maskë, Hoti e përshëndet në anglisht presidentin serb. Ky i fundit më pas ja kthen duke e pyetur kryeministrin kosovar nëse flet serbisht.
Hoti i përgjigjet “Razumen”, që në serbisht do të thotë “Kuptoj”.
Më pas ata vihen në krah të Borrell për foton zyrtare të takimit për t’ju drejtuar më pas tryezës ku u zhvillua dialogu.
Lajçak njoftoi më vonë se liderët e dy vendeve do të takohen sërish në fillim të shtatorit.
Video: