Gazetari Arian Çani parashikon një ‘fund tragjik’ edhe për kryedemokratin Lulzim Basha. Sipas tij Amerika mund ta nxjerrë dhe atë jashtë loje.
Çani shprehet se kryeministri Rama do të qëndrojë në pushtet deri në 2029.
“Lulzim Basha po flet për të mbuluar disa gjëra. Disa plane janë në sfond. Amerikanët duan një opozitë sa më të dobët në Shqipëri. Duan që Rama të mbarojë punë i vetëm. DASH, Berishën po e shmang, Metën po ashtu, i ka nxjerrë nga dyqani. Amerika mund të shmangë edhe Bashën. Deri në 2029 kemi epokën ‘Rama’,” u shpreh Çani në MCN.