Gjatë një konference për shtyp gjatë ditës së sotme Presidenti Meta ka paralajmëruar se për demokracinë do të derdhet gjak. Ai ka shpjeguar se nuk po bën betejë për veten e tij, por për të gjithë. Ndër të tjera Meta ka shtuar se Rama dhe bandat e tij duan të terrorizojnë popullin.
“Për tonet e presidentit mos u shqetësoni. Presidenti nuk ka dalë këtu për top model. Janë dy institucione garante. Është Presidenti i Republikës dhe populli i Shqipërisë dhe përballë nesh është një bandë ndërkombëtare dhe një bandë lokale që ka marrë përsipër të pastrojë paratë e Ndraghetës. Sa herë ta ftoni presidentin në beteja aty do e keni. Ilir Meta nuk po bën një betejë për veten e tij, po e bën për të gjithë. Gjak i derdhur për demokraci, gjak i derdhur nga Hafzi Nela. Duan që të terrorizojnë popullin. Përgjigja do të jetë një popull i terë ndaj horrave”,– tha Meta ndër të tjera.