Avokati Spartak Ngjela ngul këmbë tek realizimi i reformës në drejtësi. Në një intervistë televizive ai thotë se nëse politika amerikane do të vazhdojë këtë reformë, palët politike nuk do të marrin pjesë fare në zgjedhjet e vitit 2021.
Ai thotë se nëse nuk do të zbatohet Kushtetuta, për palët politike nuk ka të ardhme.
Ngjela: “Nuk i dëgjoj fare këta. Ne kemi shpresë tek reforma antikorrupsion. Përveç Hajdarit, këta të tjerët janë me probleme. Nëse politika amerikane dhe ajo e BE-së e lartë do të vazhdojnë reformën antikorrupsion, veç Rudina Hajdarit që ka qenë në ShBA, këta të tjerët do të kenë probleme. Nuk ma do mendja të jenë fare në zgjedhjet e 2021. Nuk na intereson problemi i tenderit. Këta të dy nuk bëjnë dot zgjedhje të lira sepse kanë futur duart në paratë e shtetit. Janë marrë me korrupsion.
Kanë qenë në bashkëpunim me krimin e organizuar dhe tani janë drejt akuzës. Ambasadorja tha që janë bashkë dhe unë e besoj që janë bashkë. A do të ketë forcë që ta ndalojë reformën në drejtësi. Unë them jo sepse do ta bëjë politika amerikane. Ambasadorja është shefja e politikës amerikane. Me këta nuk shkohet në zgjedhje se nuk e lënë popullin të votojë. Janë dy palë që nuk kërkojnë votim të lirë. Po të kërkonin votim të lirë do kishin bërë atë që ka kërkuar ODIHR. Këta kërkojnë liri për manipulim. Jo kush të votohet më shumë por kush të manipulojë më shumë. Nuk kanë të ardhme politike sepse do jenë nën kontroll. Nëse do zbatohet Kushtetuta aktuale, nga 15 korriku deri më 15 shtator këtyre u fillon kontrolli, sa të fillojë punë BKH-ja.”