Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciç, ditë më parë në një video në kuadër të fushatës zgjedhore në Serbi, shihej teksa dilte nga frigoriferi i një qytetareje serbe, me premtimin për përmirësimin e mirëqenies.
Por një dalje të tillë nga frigoriferi, Vuçiçit janë kujdesur që t’ia organizojnë edhe nga Pink Tv, televizion ky pro-Vuçiç që ka një shikueshmëri të madhe në Serbi.
Në një video të shkëputur nga një emision i këtij televizioni, Vuçiç del nga frigoriferi me një kavanoz me tranguj në dorë dhe merr duartrokitje e ovacione nga të pranishmit në studio. Zgjedhjet serbe do të mbahen më 4 prill.
Meanwhile, here’s Serbian president Aleksandar Vučić coming out of a refrigerator on the most popular private and pro-government TV station, Pink.
The country’s general elections are on Sunday.pic.twitter.com/fX82txTFnd
— Aleksandar Brezar (@brezaleksandar) March 31, 2022