Vijojnë ende udhëtimet e riatdhesimit të shqiptarëve që kanë mbetur jashtë kufijve, pas pandemisë së koronavirusit. Ata udhëtojnë më kompaninë e fluturimit të Rilindjes, “Air Albania”.
Mirëpo mesa duket gjatë udhëtimit nuk respektohet asnjë masë e parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Gazetari Artan Hoxha ka publikuar disa pamje në rrjetin e tij social Facebook, ku shqiptarët shihen në avion ngjeshur me njëri-tetrin, duke mos u respektuar distancat e sigurisë.
Ai shprehet gjithashtu se as kur shqiptarët kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit, nuk u është bërë asnjë kontroll mjekësor.
Gazetari shton se nëse një prej udhëtarëve është i infektuar, mjafton udhëtimi që bëjnë bashkë prej 1 orë e 30 minuta, për të infektuar të gjithë avionin.
Postimi i plotë i Artan Hoxhës:
“Ky eshte avioni i radhes, qe sot ne dreke u nis nga aeroporti Malpensa i Milanos, i mbushur rrafsh me shqiptare te izoluar ne Itali per shkak te Covid 19, dhe ne oren 15:00, zbarkoi ne Rinas.
Si e shikoni dhe nga pamjet, ne bordin e avionit kane qene mbi 150 shqiptare, te semure qe kane qene per mjekim ne Itali, te moshuar, gra shtatzana, madje dhe femije te vegjel, duke mos patur asnje ndenjese bosh. Secili prej tyre ka paguar nje cmim bilete prej 220 euro, ku perfshihej udhetimi me avion dhe karantinimi ne hotel Bonavita, ne Durres, per 14 dite.
Mjafton dhe nje i semure, i vetem, me covid 19, qe te infektoje gjithe avionin, ne nje udhetim qe zgjat 1 ore e 20 minuta. Sapo zbarkuan ne Rinas, nuk u eshte bere asnjelloj kontrolli mjekesor, apo analize tjeter, per te konstatuar nese jane pozitiv me Covid 19 ose jo. Jane hipur ne 4 autobuza dhe ne vend te Durresit, ku kishin prenotuar dhe parapaguar, i kane derguar ne Hotel Rafaelo ne Shengjin… Vetem nese ndonjeri prej tyre, do behet per spital, ne do mesojme se ka qene i infektuar me coronavirus.
Që prej 18 prillit, qeveria shqiptare nisi procesin e riatdhesimit të qytetarëve shqiptarë dhe akomodimit të tyre në njësitë hoteliere në Durrës. Shqiptarët, të cilët kishin mbetur jashtë kufijëve për shkak të masave të marra ndaj koronavirusit, kanë paguar vetë biletën e kthimit, ndërsa do të duhet të paguajnë edhe 7 euro për ushqimin çdo ditë.
Ndërsa ata që vijnë nga Greqia, karantinohen në hotelet e Korçës dhe duhet të paguajnë 35 mijë lekë në ditë për person.”