Shkarkimi i Flamur Nokës nga Lulzim Basha si nënkryetar i Komisionit të Sigurisë dhe paralajmërimin e tij për përjashtim nga grupi i PD-së, ka ndezur më shumë situatën në selinë blu.
Pak para foltores së Sali Berishës në me demokratët e Kukësit, Lulzim Basha ka publikuar një mesazh të fortë.
“Nuk do të lejoj asgjë dhe askënd t’i bjerë me shkelm sakrificës së demokratëve”, shkruan Basha, teksa publikon dhe videon nga deklarata e tij për mediat pas takimit me ministren britanike për Evropën, ku u shpreh në lidhje me shkarkimin e Flamur Nokës se nuk do të lejojë që PD-ja të kthehet në bunker për interesa personale.