Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Beogradi zyrtar po përpiqej të shtrembërojë imazhin e Kosovës me “histori dhe argumente të rreme” dhe të minojë shtetësinë e Kosovës, duke cituar fjalimin e Presidentit serb Aleksandar Vuçiç në samitin e Lëvizjes së Paangazhuar.
Samiti po mbahet në Beograd, ku Aleksandar Vuçiç, si përfaqësues i vendit pritës, tha në fjalën e tij hyrëse se Serbia “lu fton për sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, mbron të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e Kombeve të Bashkuara“, dhe se Serbia është “e përkushtuar për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme” për Kosovën.
Vjosa Osmani theksoi se Serbia shkaktoi shpërbërjen e Jugosllavisë dhe, e udhëhequr nga Sllobodan Milloshevië, kreu gje nocid, kri me kundër njerëzimit dhe kri me luf te në Kosovë, Bosnjë dhe Kroaci.
“Pavarësia e Kosovës është njohur nga një numër shtetesh anëtare të Lëvizjes së Paangazhuar. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi në vitin 2010 se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk shkel ligjin ndërkombëtar, siç thotë propaganda e Serbisë”, tha ndër të tjera Osmani përmes profilit të saj në Facebook.