Miliona njerëz mund të vd esin në qoftë se pandemia e coronavirusit “vërshon” me një valë të dytë të infeksioneve, paralajmëroi një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë; shpërthimi vd ekjeprurës është shpalosur deri më tani ashtu siç e kishin parashikuar zyrtarët e OBSH-së.
“Krahasimi qëndron në atë se si funksionoi Gripi Spanjoll në atë kohë, sëmundja ishte zbutur në verë dhe rifilloi ashpër në shtator dhe në tetor, duke shkaktuar vd ekjen e 50 milionë njerëzve gjatë valës së dytë”, u shpreh Ranieri Guerra nga OBSH.
“Pandemia po vepron ashtu siç ne e patëm parashikuar”, u shpreh eksperti.
Paralajmërimet e Guerra vijnë pasi disa vende në Evropë dhe në të gjithë globin, filluan lehtësimin e masave kundër pandemisë së coronavirusit.