Analisti Frrok Çupi është shprehur se Partia Demokratike nuk e ka të gjatë. Ai ka theksuar se në vendin tonë nuk ka praktikisht PD, por është një atavizëm që ka prodhuar një histori të keqe, tërmetesh ekonomike, tërmetesh sociale e luftërash në vendin tonë.
Sipas analistit, në 30 vitet e demokracisë PD-ja ka prodhuar më shumë luftëra se sa vetë pushtimi otoman në 500 vite.
“O bie shteti shqiptar ose Berisha është brenda flluskës dhe do të shkojë një ditë në një vend që nuk quhet flluskë.”
“PD praktikisht nuk ka. PD-të e tjera të botës lindore vullnetarisht thanë tani po largohemi nga pushteti. Nëse opozita është një gjë e pandryshueshme nuk quhet opozitë. PD është një atavizëm që realisht ka prodhuar një histori të keqe, tërmetesh ekonomike, tërmetesh sociale, luftërash në vendin tonë. Kemi pasur luftëra më shumë në 30 vitet e PD-së se sa në 500 vite nga pushteti otoman.
Veprën e nesërme nuk e di, Basha është një kalimtar, një tranzicionist, nëse do mbetet PD, me Bashën nuk mund të shkojë PD, do shkojë deri në pikën që do të shpëtojë prej Berishës. Pas ndryshimit të kuajve, siç i thonë në politikë, do të jetë kali tjetër”, tha ai.