Ervin Bushati emërohet drejtori i Postës Shqiptare. Mësohet se emërimi i tij është firmosur ditën e sotme.
Bushati zëvendëson në këtë institucion Laert Durajn, i cili u zgjodh deputet në qarkun Gjirokastër në zgjedhjet e 25 prillit. Ndërkohë Ervin Bushati nuk arriti dot të merrte mandatin në Tiranë edhe pse ishte renditur në pozicion të favorshëm në listën e PS-së.