Autoritetet në Bournemouth shpallën “situatën e emergjencës”, pasi mijëra njerëz u mblodhën në brigjet e Dorset, në ditën e dytë me temperatura përvëluese në Mbretërinë e Bashkuar.
Edhe pse policia e Dorset u ka kërkuar njerëzve që të qëndrojnë larg vendpushimit dhe plazheve të tjera në qark, situata ka dalë jashtë kontrollit, pasi nuk është respektuar as distanca prej një metër e vendosur nga kryeministri pak ditë më parë.
Udhëheqësi i Këshillit, Vikki Slade u shpreh tepër i mërzitur nga skenat e dëshmuara në plazhe, veçanërisht në Bournemouth dhe Sandbanks, në 24-48 orët e fundit.
VIDEO: