Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero është shprehur se ka ardhur koha që mbajta e maskën edhe në rrugë të bëhet e detyrueshme me ligj.
“Unë them se ka ardhur momenti që të bëhet me detyrim ligjon mbajtja e maskës. Unë kam thënë se maska nuk duhet të përdoret në rrugë.
Edhe sot them që të mos jetë e detyruar që të mbahet në rrugë, por nëse qytetarit nuk i bëhet shprehi dhe të mos mbajë maskë me vete duhet të behet me detyrim edhe në rrugë.
Nëse nuk mbahet dot distanca, në markete në zyra dhe në çdo mjedis të mbyllur, maska duhet të bëhet me detyrim”, tha Pipero në “Zonë e Lirë”.