Një tërmet me magnitudë 5.8 ka goditur juglindjen e Australisë duke dëmtuar disa ndërtesa në qytetin e Melbourne. Lëkundjet e tërmetit u regjistruan në orën 09:15 sipas orës lokale të mërkurën, me epiqendër Manfield, jo shumë larg nga kryeqyteti i Viktorias.
Kryeministri i Australisë, Scott Morrison tha se “nuk kishte raporte për dëmtime serioze dhe ky është një lajm shumë i mirë”. Tërmeti u shoqërua me dy postslëkundje, njëra me magnitudë 4.0 dhe tjetra me magnitudë 3.1. Sipas BBC, lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në disa lagje në jug të Australisë dhe në Wellsin e Ri Jugor.
Edhe pse ky është një nga tërmetet më të fuqishme që ka goditur Australinë, nuk ka të dhëna për dëmtime të mëdha. Duke folur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Morrison njoftoi se “tërmetet janë të pazakonshëm në Australi dhe ata mund të jenë një event shumë bezdisës”.
Shërbimi i Emergjencave në shtetin e Viktorias dha alarmin për qytetarët të jenë të kujdesshëm nga mundësia për postlëkundje të tjera.
“Në qoftë se ndodhet në Viktoria, ju jeni në rrezik. Në pritje të postlëkundjeve, rrini larg banesave të dëmtuara. Shmangni lëvizjen me makinë, përveç rasteve emergjente” – njoftuan autoritetet.
Momenti kur lëkundjet e tërmetit ndjehen në një studio televizive:
VIDEO: