Majlinda Bregu ka bërë më dije se është arritur Marrëveshja Rajonale e Roaming për uljen e tarifave telefonike.
Postimi i Bregut:
“Shqip! Shumë gjëra kanë ndryshuar nga një vit më parë ????, por një lajm të mirë e kemi, ose me saktë nje ditëlindje: Marrëveshja Rajonale e Roaming.
Ulja e tarifave të telefonisē e internetit kur udhëtojmë ka qenë e ndjeshme në të gjithë rajonin, në disa raste deri në nivelin 99%.
Të dhënat nga monitorimi i trafikut tregojnë një rritje me 60% të telefonatave në roaming.
(po të mos ishte pandemia, mbase edhe më shumë) –ndërkohë që po shkojmë drejt tarifave roaming 0️⃣ në të gjithë rajonin në 2021.
Një histori e vërtetë suksesi e rajonit!
A mund të përsëritet kjo histori suksesi? Sigurisht. Ballkani Perëndimor ia doli në momentet e vështira- gjatë izolimit prej pandemisë së koronavirus – të mos bllokonte për asnjë sekondë zinxhirin furnizues të mallrave të nevojshme për qytetarët. Ne ia dolëm – u bëmë bashkë dhe krijuam korridorët e gjelbër për lëvizjen e materialeve mjeksore dhe mallrave të domosdoshme.
Po më tej, cili do të jetë stacioni i rradhës?
Integrimi Rajonal Ekonomik. Tërësor. Me këtë po punojmë si Ballkan Perëndimor, RCC dhe.
E thënë thjeshtë: Modernizim – i përshtatshëm për qytetarët e shekullit 2️⃣1️⃣!
Ne e kemi një formulë fituese – dhe tashmë duhet të fokusohemi në qëllimin tonë dhe ta bëjmë realitet. Ku ka vullnet ka gjithmonë një mundësi.
Ti japim vlerë rajonit, sepse jemi Mirë. Më mirë. Së bashku!”, shkruan Bregu.
VIDEO: