Në Shqipëri, gara për kreun e Partisë Demokratike konsiderohet zyrtarisht e hapur, pas vendimit në mbrëmjen e së hënës të kryesisë, e cila miratoi emrat që ishin ofruar për konkurrim. Mes 5 kandidatëve, jashtë mbeti Ibsen Elezi, për të cilin u vlerësua se nuk plotësonte kriteret “për shkak të qëndrimeve denigruese ndaj partisë”.
Analisti Baton Haxhiu shprehet se zgjedhjet brenda PD ofrojnë garë duke sjellë si shembull faktin se përballë z. Basha janë dy kandidatë që konsideroheshin persona të afërt me kryetarin.
Deklarata e Haxhiut:
“Gara nuk është farsë, dy janë bashkudhëtarë politikë të Bashës dhe janë ashpër me gjuhën e tyre, Shehaj dhe zv.ministrja e tij dhe Kadilli është eksponent i rëndësishëm”, tha ai.