Aleksandar Vuçiç, presidenti i Serbisë, ka publikuar një hartë të Kosovës të mbuluar me flamurin serb. Ky është bërë lajm dhe mediat e politikanë ,intelektualë dhe shumë shqiptarë këtë e quajtën disa skandal dhe disa provokim.
Me këtë se çfarë veproi së fundmi Vuçiç, atëherë edhe vijnë si pyetje për Kryeministrin Rama se për çfarë fluturoje shpesh për në Beograd për të takuar këtë mik tëndin, si dhe për çfarë kanë shërbyer gjithë ato takime e bisedime të Thaçit ish president i Kosovës me Presidentin serb Vuçiç dhe se çfarë efekti kanë pasur takimet, bisedimet e marrëveshjet e tyre përveçse në dëm të Kosovës.
Po pse more ju që këtë e quani skandal apo provokim të Presidentit serb, çfarë prisni ju që Presidenti i Serbisë, antishqiptari dhe ish ministri i propagandës genocidiste të Millosheviçit, Aleksandër Vuçiç dhe të gjithë serbët, shteti, qeveria, mediat dhe diplomacia, akademia dhe kisha ortodokse serbe, çfarë prisni që këto ujkonja ta njohin dhe ta paraqesin Kosovën shtet me simbolet dhe me hartën e saj, kur ata të gjithë akoma edhe sot bërtasin e ulurasin me histeri se Kosova është Serbi?!
Kjo që bën Vuçiç nuk është diçka që mund të quhet skandal pasi kjo tregon atë se cila është fytyra e vërtetë e tij e që dihet se ai duart e ndërgjegjen i ka të përlyera në krim e genocid, kjo tregon atë se çfarë në të vërtetë janë dhe pritet prej tij, përderisa Vuçiç nuk e njeh Kosovën, nuk njeh as krimet dhe as genocidin serb, kur Serbia bën gjithçka kundër Kosovës.
Skandal mos të harrojmë se është ajo e cila ka bërë qeveria dhe Kryeministri Rama kur dy vite më parë e kishin fshirë Kosovën nga harta dhe e kishin lënë nën Serbi. Shikoni faktin, hartën e tij
Edhe kur Kryeministri dhe qeveria e tij janë për copëtimin dhe ndarjen e Kosovës, ky është skandal, edhe idea minishengenit ballkanik me shtete sllave, dhe me Serbinë në krye e cila nuk e njeh Kosovën. A nuk është edhe ky skandal, si edhe tjetra: vendosja e traut ndarës dhe taksa anti-Kosovë e “Rrugës së Kombit”.
Kryeministri Rama hartën e Vuçiçit e quajti “hartë leshi”, po si ta quajmë hartën tënde zotëronte Rama?! A ta quajmë gabim apo injorancë? Por jo nuk është gabim edhe nëse vetë nuk e ka paraqitur hartën Rama, por shiko se çfarë këshilltarësh dhe se çfarë administrate ka Kryeministri sa që nuk e “dinin” që Kosova është shtet, dhe se sa përkushtim e interesim ka kjo qeveri për Kosovën.