Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu i drejtohet në shqip kryeminstrit malazez (VIDEO)

Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu i ka drejtuar pyetje Kryeministrit malazez, Markoviç, në lidhje me të drejtat e pakicave në këtë vend. Nimanbegu pyeti kryeministrin Markoviç nëse ishte i kënaqur me veprimet në aspekt të avancimit të të drejtave të popujve joshumicë në Malin e Zi, sidomos në fushën e mbrojtjes së identitetit kombëtar. Nënkryetari i Kuvendit përmendi disa pika me të cilat do të duhet të merret Qeveria e Malit të Zi në vitet e ardhshme, me të cilat ndjeshëm do të avancohen të drejtat e qytetarëve shqiptarë atje, kryesisht në përdorimin e gjuhës, arsimi dhe përfaqësimi institucional, përcjell in7.

Kohë më parë në media u bëri bujë udhëheqja e seancës së Parlamentit të Malit të Zi në gjuhën shqipe, pikërisht nga Genci Nimanbegu. Për këtë para disa muajsh në një intervistë për in7, ai theksoi se nuk ka qënë hera e parë, por sigurisht ka qënë më e ndjekura deri tani.
Nimanbegu thekson se është i vetmi deputet në Parlament i votuar si pjesë e koalicionit “Shqiptarët të vendosur” i përbërë nga tre parti shqiptare, ndërsa shprehet se është krenar që është deputeti i vetëm shqiptar që ka votuar për mëvetësimin e Komunës së Tuzit si dhe për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, përcjell in7.

Edhe pse ka arritje sa i përket të drejtave kombëtare të shqiptarëve, Nimanbegu thotë se ka ngecje në aspektin e zhvillimit ekonomik të vendeve të banuara me shqiptarë. Kjo sipas tij do të jetë sfida e radhës e subjekteve politike shqiptare në Malin e Zi.

Video: