Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi shprehet se opozita e bashkuar do të fitojë 104 mandate në zgjedhjet e 25 prillit, aq sa ka pasur mazhoranca në 1997.
Kryemadhi shprehet se propozimi i opozitës është për lista të hapura 100% dhe për funksionimin e rregullave të lojës në një vend demokratik. Gjithashtu Kryemadhi ka treguat nëse e ka vendosur se në cilin qytet do garojë.
-Ju Zonja Kryemadhi, a e keni vendosur ku do të garoni?
“Kjo ka kohë për tu vendosur. Sigurisht që strategjia ime është Fieri, Durrësi, Tirana, Elbasanin do të shikojmë”, – tha Kryemadhi për Vizion Plus.