Ndryshe nga çdo herë tjetër, Spartak Ngjela lë mënjanë politikën dhe del me mesazhin e fortë

Spartak Ngjela, avokati i njohur për deklaratat e forta politike, sot ka zgjedhur të bëjë një koment filozofik larg kësaj fushe. Ngjela referuar Dekartit e quan mendimin ekzistencë dhe shprehet se qëllimi duhet të jetë vetëm një.

Postimi i Ngjelës:

“Mendoj, prandaj jam – ka thënë një filozof i madh – René Descartes…

Po mendimi?

Ku ke ndërmend të shkosh me të?

Rrugët janë të shumta

Prandaj qëllimi duhet të jetë vetëm një;

Kur qëllimi mungon, rrugët janë vetëm dëshira;

Dëshirat nuk krijojnë mundësi, por vetëm ëndërra;

Qëllimi zbehet nga dëshirat

Por mendimi i saktë të shpëton;

Atëherë?

Ngrihe sa më lart sistemin e të menduarit!

Se mendimi është sistem.”-shkruan Ngjela.