Çudia ndodh me aeroplanët e Air Albania. Ky aeroplan u nis për në Gjermani është kthyer papritur në aeroport. Sipas qytetarëve që kanë qenë në avion, kanë bërë vetëm 15 minuta fluturim dhe avioni është kthyer mbrapsht. Në bord justifikimi ishte , sikur kapiteni i fluturimit kishte harruar dokumentacionin e nevojshëm, ndërkohë që dyshohet se avioni nuk kishte karburant, kjo pasi, pas riuljes, avioni ka qëndruar shumë në pistë, është furnizuar me karburant edhe pse kishte vetëm 15 minuta fluturim.
Qytetari shkruan:
“Fluturimi nga Tirana ne Düsseldorf kthehet pas. Kapiteni thotë mungese dokumentacioni. Kane harruar dokumentet e avionit thote Kapiteni. Por do nisen prap pasagjerët nuk kane zbritur nga avioni. Por e cuditshme eshte qe avioni po furnizohet me karburant edhe pse fluturoi vetem 15 min qe te ben te dyshosh qe edhe mund te ken harruar ta mbushin avionin me karburant. Gjithsesi kjo eshte hipoteze fakti eshte qe ka mungese dokumentacioni. Prap shume skandaloze. Faleminderit. Ju lutem ruani anonimati tim.” tha ai.