NATO ka bërë thirrje për shtensionim të menjëhershëm të situatës në veri të Kosovës. Në një reagim në twitter të zëdhënëses së NATO-së, Oana Lungescu, thuhet se NATO bën thirrje që Beogradi dhe Prishtina të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin çfarëdo vendimi të një anshëm dhe të kthehen në dialog.
“Mandati i KFOR-it mbetet për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurtë dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet”, ka shkruar Lungescu.