Ditëve të fundit opinioni po merret me shkaqet për refuzimin e Lubomir Fërçkovski nga SHBA-të për ambasador të Maqedonisë së Veriut në Uashington. Sipas Nezavisen.mk, spekulohet se shkaku është “urrejtja e tij ndaj femrave, është atentator, ka rrahur gra, e deri tek pohimi se shkaku është lobimi kundër tij nga Diaspora e Bashkuar Maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të bashkëpunojë me të”.
Sipas informatave jozyrtare, pasi përfaqësuesit të Maqedonisë së Veriut në NATO nuk i është dhënë certifikatë sigurie, sepse mes tjerash ka luajtur tenis me një diplomat rus, ekziston mundësia që edhe Fërçkovski të ketë rënë “në të njëjtin provim”, sepse gjatë kohë ka ligjëruar në një universitet shtetëror rus si viziting profesor.
“Pas mospranimit të Fërçkovskit, përflitet mundësia që në Uashington të dërgohet ambasador shqiptar, sepse në listën e kandidatëve të BDI-së favorizohej Teuta Arifi edhe përkundër udhëheqjes katastrofave me komunën e Tetovës”.
Kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani, kanë thënë se Fër;kovski nuk është propozuar për ambasador në Uashington edhe pse ai kishte filluar të pranojë urime për postin.