Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas takimit me partnerët e koalicionit, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj ka thënë se e kanë folur vetëm për buxhet dhe rimëkëmbje dhe jo për temën e presidentit apo koalicionit.
Ai ka thënë se në rast se do të ballafaqohen me një situatë ku duhet të zgjedhin një president të ri, dhe nuk mund të ketë pajtim atëherë shkohet në zgjedhje.
“Kemi parë të nevojshëm që të ulemi me partnerët e koalicionit dhe të jemi të përgatitur për buxhetin që shkon në procedura tani, dhe të bëjmë përpjekje për të harmonizuar Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.
Çështjen e presidentit, koalicionit nuk i kemi diskutuar. Jemi të përgatitur të shkojmë në zgjedhje nëse dështojmë ta zgjedhim presidentin në afatin që e përcakton kushtetuta”, tha Mustafa.